Dashi –  Sot duhet të bëni shume përpjekje ju të dashuruarit në mënyrë që ta mbani siç duhet ritnim e jetës tuaj në çift. Po bëtë gabime me fjalët dhe po u nxituat te merrni vendime te parëndësishme, situata do ju dalë jashtë kontrollit. Në planin financiar do jeni tej mase të përgjegjshëm dhe nuk do keni surpriza të këqija.

Demi – Ka shumë mundësi që sot ju të dashuruarit të kaloni një ditë të jashtëzakonshme dhe të mbushur me emocione të veçanta. Shpesh nuk do e besoni as vetë që jeni në realitet. Gjendja e financave do jetë e jashtëzakonshme kështu që mund të bëni edhe investime.

Binjakët – Për ata që janë në një lidhje Urani do provokojë probleme dhe debate të forta. Do e ngrini zërin më shumë sesa duhet në disa momente dhe do ndiheni vërtet keq. Në planin financiar më mirë do të jetë t’i bëni me kujdes llogaritë sepse vetëm kështu nuk do përballeni me vështirësi.

Gaforrja – Nëse jeni në një lidhje, përgatituni për ngjarje te rëndësishme sot. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do mundohet t’ua plotësojë të gjitha dëshirat një e nga një. Shpenzimet duhet te mësoni t’i kontrolloni në mënyrë që gjendja të mos ketë asnjë tronditje.

Luani – Jeta juaj ne çift ka për të qenë më e mirë se më parë sot, megjithatë nuk do ndiheni plotësisht të qetë. Diçka do ua mundoje shpirtin dhe zemrën. Në planin financiar duhet të luftoni shumë me veten tuaj në mënyrë që të ruani një situatë të qëndrueshme dhe jo problematike.

Virgjëresha – Sot nuk do jetë ditë e shkëlqyer për ju të dashuruarit, megjithatë as probleme serioze nuk keni për të pasur. Mundohuni të mendoni paksa edhe për të ardhmen. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe nuk ka për t’iu dalë asnjë lloj e papriture.

Peshorja – Jeta juaj në çift do marrë një drejtim më të mirë sot. Do jeni më të logjikshëm dhe madje do kërkoni falje për disa gabime të bëra më herët. Në planin financiar gjendja do jetë më e normalizuar nga më parë. Nëse doni që gjithçka të ecë si duhet shmangni edhe investimet e programuara.

Akrepi – Edhe pse partneri do jetë me humor të keq gjatë kësaj dite, ju do arrini ta qetësoni situatën dhe do siguroni një ambient të qetë. Në disa momente do jeni të detyruar të hidhni poshtë edhe ato që keni thënë më parë. Të ardhurat do përmirësohen më shpejt nga sa e mendonit.

Shigjetari – Nëse bëni të gjitha përpjekjet e duhura, jeta juaj në çift do jetë harmonike dhe e begatë sot. Nga ana tjetër nëse vazhdoni te tregoheni kokëfortë e të pamatur, gjërat do marrin tatëpjetën. Do i zgjidhni të gjitha problemet dhe do mund të bëni edhe shpenzimet e ëndërruara.

Bricjapi –  Do keni më shumë besim tek partneri juaj gjatë kësaj dite dhe së bashku me të do jeni gati të provoni çdo lloj eksperience. Në planin financiar yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do ju sjellin fat me shumicë. Shfrytëzojeni rastin për të hequr ndonjë para mënjanë.

Ujori – Do keni me tepër besim tek partneri juaj sot dhe do mundoheni ta surprizoni atë në çdo moment. Ndjenjat për njeri-tjetrin do jenë më të forta e më të veçanta se asnjëherë. Buxheti do të përmirësohet falë disa të ardhurave që do fitoni nga një pune e mbaruar me sukses.

Peshqit – Debatet në jetën tuaj në çift do jenë shumë të forta sot dhe në disa momente do ndiheni keq pranë partnerit. Do prekni tema delikate të cilat gjithmonë e ndezin atmosferën. Buxhetin do e përkeqësoni me dorën tuaj pas disa shpenzimeve të konsiderueshme që do të kryeni. /

tvklan.al