Dashi-Do ta keni të vështirë për të bërë për vete miq dhe njerëz me influencë ditët e fundit. Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përpiqeni. Përdorni aftësitë e shkëlqyera shoqërore që ju karakterizojnë.

Demi-Keni çdo të drejtë për të përmbushur prioritetet dhe synimet që i keni vënë vetes, pavarësisht polemikave që mund të krijoni tek të tjerët. Nëse nuk e keni të nevojshme përpiquni që të mos krijoni armiq.

Binjakët-Nuk do të jetë e vonshme koha kur do të merrni shpërblimin e merituar për mundin e kësaj periudhe. Tregohuni të vendosur dhe tregojuni atyre që ju rrethojnë se me qëndrimin dhe me vendimet e duhura mund të arrijnë gjithçka.

Gaforrja-Çfarëdolloj gjëje që do të zerë fokusin tuaj ditët që vijnë është e sigurt se do të bëni më të mirën. Megjithatë, nëse bëhet fjalë për çështje biznesi, apo partneriteti, sigurohuni që të tjerët janë në të njëjtën varkë me ju, mos shkoni vetëm.

Luani-Sot do të dalloni se ata që ata të cilët keni pranë kanë tendencën për të qenë disi dominues me sjelljen kundrejt jush. Nuk ka vend për t’u shqetësuar, është kalimtare. Më e mira që mund të bëni është t’i injoroni.

Virgjëresha-Përpiquni që të mos ia lini në dorë fatit çfarë do të ndodhë 24 orëshin e fundit, sidomos në punë, ku kolegët do të jenë në pritje të çdo gabim të mundshëm, në mënyrë që t’ju bëjnë të dukeni keq.

Peshorja-Diçka e veçantë do të ndodhë, kaq është mëse e qartë, por çfarë? Me gjasë ka lidhje me një projekt për të cilin punoni prej kohësh, e që nuk po mund ta përmbyllni. Më në fund keni krijimtarinë e nevojshme për ta çuar në fund.

Akrepi-Kjo do të jetë një nga ato ditët kur doni vetëm të fshiheni nga bota. Por a është kjo gjëja më e mirë që mund të bëni? Mos u tregoni të ndrojtur dhe përballuni me kurajo, cilado qoftë sfida apo pengesa që do t’ju dalë para.

Shigjetari-Do ta keni mendjen të mbushur me ide, por nëse dëshironi të jeni të suksesshëm duhet të tregoheni më të organizuar dhe të disiplinuar, nga çkeni qenë kohët e fundit. Cila është ideja numër 1 që keni? Çfarë është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër? Bëjeni atë tani.

Bricjapi-Mundi i ditëve të fundit do të nisë të marrë shpërblimin e merituar shumë shpejt, por jo vetëm financiarisht, por profesionalisht dhe emocionalisht gjithashtu. Megjithatë sot, jeni të këshilluar që të mos bëni asgjë sforcuese. E keni merituar të drejtën për t’i marrë gjërat lehtshëm.

Ujori-Duke nisur nga sot, bota do të rinisë të ketë kuptim. Do të kuptoni se ata që ju rrethojnë nuk janë aq negativë sa mendonit dhe do të gjeni mbështetje të madhe.

Peshqit-Përpiquni që të mos fajësoni veten për diçka që në fakt nuk është faji i juaj. Ndoshta mund ta kishit parashikuar, por tashmë është shumë vonë për të ndryshuar atë që ndodhi. Mos e ktheni kokën pas dhe shihni drejt të ardhmes.

/tvklan.al