Dashi

Sot do të jeni nën pushtetin e yjeve që do t’ju mbështesin. Prandaj pritet një ditë e mirë në shumë drejtime. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të ndërmerrni iniciativa që tingëllojnë si aventura.

Demi

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje parashikohet një ditë me shumë intensitet dhe ku nuk do të mungojë edhe ndonjë përplasje me dikë. Megjithatë do të ketë edhe momente interesante për ju.

Binjakët

Do të jeni shumë të përqendruar në drejtim të punës, madje impenjimet tuaja mund të shumëfishohen gjatë ditës, por kjo nuk do të thotë se duhet të lini pas dore problemet që kanë të bëjnë me partnerin.

Gaforrja

Më në fund duket se Marsi e Mërkuri kanë marrë një pozicion më të përshtatshëm për ju, prandaj edhe do të rikuperoni shumë si në punë ashtu edhe në raportet ndërpersonale. Mirë edhe shëndeti.

Luani

Sot do të jeni në pushtetin e një Hëne agresive dhe një Marsi që me vrullin e tij bën që të jeni edhe të rrëmbyer, prandaj do të jeni disi nervozë. Edhe gjërat më të vogla mund t’ju duken drama.

Virgjëresha

Saturni për ju sot është ylli më i mirë dhe jo vetëm që do të bëjë që t’ju rikthehet humori i mirë, por nga ana tjetër do t’ju ndihmojë në zhbllokimin e iniciativave dhe të projekteve.

Peshorja

Aq pozitiv ka qenë në shenjën tuaj Mërkuri, saqë edhe tani që është larguar, efekti pozitiv i tij do të vazhdojë për inerci. Por kujdes, po afrohet në shenjë Marsi i vrullshëm e agresiv.

Akrepi

Tani që planete të tilla si Mërkuri dhe Afërdita janë në orbita shumë të përshtatshme sigurisht që do t’ju favorizojnë si në planin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Më të hapur ndaj partnerit.

Shigjetari

Duke pasur mbi kokë Jupiterin dhe Marsin ka shumë të ngjarë që ëndrrat tuaja të bëhen realitet, por, për këtë duhet më shumë iniciativë nga ana juaj. Pak problematik erosi.

Bricjapi

Pritet të jetë një ditë e favorshme për sektorin e aktivitetit tuaj, por nuk duhet të qëndroni në pozita pritëse. Duhet të tregoheni më të guximshëm për të hedhur një hap që mund të rezultojë vendimtar.

Ujori

Hyrja e Mërkurit në shenjë duket se do ta ngrysë në një farë mënyre “qiellin tuaj”, por kjo do të zgjasë deri sa të zërë orbitën e favorshme për ju. Do të keni raporte të ndara me dikë.

Peshqit

Marsi dhe Mërkuri ju nxisin të tregoheni më aktivë. Gjërat që i kishit lënë mënjanë, tani duket se po fillojnë t’ju interesojnë përsëri. Mundohuni të shfrytëzoni më mirë rastet që ju paraqiten./tvklan.al