Dashi – Romanca do të zerë pjesën më të madhe të ditës. Tregoni vëmendjen maksimale ndaj personit që keni në krah dhe shijoni me të çdo moment. Puna dhe aspekti monetar shkojnë mirë ndaj nuk keni asgjë për t’u shqetësuar.

Demi – Kurioziteti thonë se “vret dhe macen”, ndaj bëni kujdes e mos u tregoni më kureshtarë seç duhet. Disa gjëra është mirë që të mos i ngacmoni. Persona të caktuar mund të mos duan që të bëheni pjesë e problemeve të tyre. Ruani vendin tuaj.

Binjakët – Do të jetë e vështirë të hiqni dorë nga diçka që keni kohë që jeni kapur fort, ndonëse të ndërgjegjshëm se nuk mund të bëni shumë. Lërini të tjerët të shkojnë. Çdo gjë kalon, ndaj mos u shqetësoni. Dilni me miq e njerëz të afërt e do të shihni se gjithçka do të jetë më e lehtë.

Gaforrja – Nëse po hasni vështirësi në punë, bëni mirë të gjeni ku qëndron problemi dhe ta zgjidhni sa më parë. Në shtëpi gjërat shkojnë mirë, ndonëse do të ishte mirë që të tregoni më shumë vëmendje ndaj atyre që janë më të vegjël.

Luani – Dilni e takoni njerëz sot, pasi gjasat janë që t’ju vijnë mundësi të mira financiare, e pse jo edhe sentimentale. Mos kërkoni më shumë seç duhet nga njerëzit që ju rrethojnë, jo të gjithë kanë mundësinë për të dalë jashtë vetes.

Virgjëresha – Nëse jeni mërzitur nga monotonia, më e mira që mund të bëni është që të kërkoni diçka të re. Telefononi miq dhe dilni në kërkim të mundësive dhe vendeve të reja. Nuk i dihet, fati mund t’ju buzëqeshë.

Peshorja – Nëse e vërteta është ajo që kërkoni, përballuni me të sa më parë të mundni. Mos u shqetësoni për atë që mund të mendojnë të tjerët, sa kohë është ajo që doni. Bëni kujdes dhe përgatituni pasi jo gjithçka që do të dëgjoni do t’ju pëlqejë.

Akrepi – Jeta sentimentale shkon për mrekulli, shijoni çdo moment dhe mos u shqetësoni për të ardhmen. Edhe ana financiare është mirë, ndonëse ende nuk keni marrë të gjitha paratë që prisni.

Shigjetari – Nëse nuk jeni në humor për të dalë e takuar miq, qëndroni në shtëpi. Mbushni një gotë dhe shihni një film. Mesiguri lodhja e ditëve të fundi po del në pah dhe si trupi ashtu edhe mendja kërkojnë që të pushoni.

Bricjapi – Sot është një ditë e mirë për flirt e romancë. Një person do t’ju tërheqë vëmendjen në punë dhe do të bëhet shkak për shpërqendrim. Bëni mirë t’i ndani gjërat dhe të fokusoheni më parë tek puna, më pas tek kënaqësitë. Mos pretendoni të merrni gjithçka në të njëjtën kohë.

Ujori – Puna do të jetë intensive dhe ardhja e personave të rinj do ta bëjë edhe më të vështirë. Ruani qetësinë dhe bëjini të tjerët që të bashkëpunojnë me ju. Në mbrëmje qëndroni në shtëpi dhe jepini vetes mundësi për t’u shplodhur.

Peshqit – Jo të gjithë ju duan të mirë dhe janë miq të mirë. Do të bënit mirë t’i njihnit më mirë personat me të cilët shoqëroheni në mënyrë që herën tjetër të mos lëndoheni shumë. Jepini më pak besim njerëzve dhe kujdesuni më shumë për veten./tvklan.al