Dashi

Do të jeni të gatshëm të përballeni me një mikut tuaj. Jepni të gjithë mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj sepse është në një moment shumë të vështirë. Bëni kujdes me financat, situata mund të vërshtirësohet.

Binjakët

Do të keni shumë iniciativë. Në punë do të merrni vendimet e duhura dhe nuk do t’ju shfaqen probleme. Në dashuri ambienti do të jetë në favorin tuaj. Dhurojini me shumë dashuri familjes.

Gaforrja

Do të jeni më kokëfortë se zakonisht për të mbrojtur argumentet tuaja. Në ambientin e punës do të shuani tensionet dhe do të jeni më të pavarur.

Luani

Yjet ju këshillojnë që të ruani qetësinë dhe të jeni më mirëkuptues. Në ambientin e punës mbajini sytë hapur për të shmangur armiqësitë. Çlodhuni sot, trupi juaj ka nevojë.

Virgjëresha

Sot do të bëni një analizë të personave që ju rrethojnë, sidomos të atyre që njihni prej një kohe shumë të gjatë. Do të vendosni se kë do të mbani dhe cili duhet të largohet. Më mirë pak miq, se shumë dhe nuk të hyjnë në punë.

Peshorja

Do të jeni më të egër se zakonisht, kjo sepse ndiheni të sulmuar nga dikush që nuk e prisnit. Në dashuri do të jeni pak sipërfaqësorë. Në punë bëni kujdes, mes kolegëve po thuret një plan kudër jush.

Akrepi

Do të keni diskutime me kë ju rrethon për një sjelljen tuaj të papërshtatshme. Në aspektin profesional çdo gjë shkon mirë. Një lajm të mirë do të merrni për diçka që mezi po e prisni.

Shigjetari

Natyra e saj ose e tij duket sikur ju ngjall bezdi. Duhet të qartësosh veten. Por do të ndiheni të lumtur në fushën e ndjenjave. Kaloni një mbrëmje vetëm dhe reflektoni.

Bricjapi

Duhet të bëni kujdes me durimin për të shmangur problemet në aspektin profesional. Në dashuri do të ndjeni frytet e punës. Nëse nuk jeni në punë, kalojeni ditën me familjen, ka nevojë për dashurinë tuaj.

Ujori

Do të kuptoni që një person i dashur do t’ju thotë gënjeshtra dhe kjo do t’ju bëjë dyshues tek te gjithë. Në ambientin e punës do të jeni të favorizuar. Nëse punoni me ndershmëri, do arrini atë që doni.

Peshqit

Një situatë do t’ju vërë në pritje. Në punë duhet të jeni të saktë dhe të shpejtë. Në dashuri mund t’i besoni pa frikë partnerit tuaj. Edhe ana financiare është e mirë.

Demi

Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes më mënyrën se si komunikoni me një nga eprorët tuaj sot. Në fushën e ndjenjave do të jeni shumë të gatshëm.

/tvklan.al