Dashi – Sot do të keni luhatje të humorit për shkak të disa grindjeve në shtëpi. Një mik mund t’ju zbulojë një sekret. Nëse jeni beqar do të vazhdoni kështu edhe për një kohë të gjatë. Jini të hapur ndaj lajmeve të reja nëse doni t’i jepni fund vetmisë.

Demi – Jeni në një kulm dramatik emocional sot. Është tërësisht e mundur që të shpërtheni si vullkan. Mos kini turp për këto emocione. Hapni portat e komunikimit dhe mbingarkesën lëreni mënjanë.

Binjakët  – Do të keni mosmarrëveshje për shkak të një thashethemi që mund t’i japë fund marrëdhënies tuaj. Shpëtojeni lidhjen tuaj sa jeni ende në kohë. Beqarët do të takojnë njerëz romantikë ku mund të nisin edhe jetë të re sentimentale. Mund të arrini rezultate të jashtëzakonshme në punë nëse i përkushtoheni ashtu si duhet.

Gaforrja – Do të merrni ndihmë nga dikush në pozita të larta. Dikush që ju admironi është i impresionuar nga mënyra si punoni ju. Ai do t’u japë një rekomandim pune që hap disa dyer. Nëse do t’ju jepet mundësia të zgjidhni mes dy pozicioneve joshëse, zgjidhni atë që ka potencialin më të madh për rritje.

Luani – Përpara jush është një ditë relaksuese që do ju ndihmojë që të reflektoni rreth jetës suaj sentimentale. Venusi është gati që të ndihmojë lidhjen tuaj. Kohë ndryshimesh për ju nëse dëshironi që të bëni një punë të re. Jeni të gatshëm dhe asgjë nuk ju frikëson.

Virgjëresha – Është koha të pushoni pak. Asgjë nuk ju shkakton më tepër ankth se sa lodhja. Kujtojijni vetes se keni nevojë të flini, të kujdeseni për shëndetin emocional dhe të ruani lidhjet me familjarët. Mos i kontrolloni mesazhet e punës. Qëndroni larg mediave sociale dhe larg lavamanit me enë të palara. Mbusheni kohën tuaj me aktivitete qetësuese si shkrimi, leximi apo komunikimi me natyrën.

Peshorja – Bashkoni forcat me njerëz që ndajnë të njëjtat interesa me ju. Jeni lodhur duke menduar se hobit tuaja janë një humbje kohe. Duke marrë pjesë në disa aktivitete, do të kuptni që nuk jeni vetëm. Kapeni këtë mundësi për të blerë disa produkte pune për hobin tuaj të preferuar dhe nisni të pikturoni, apo të bëni punë të tjera artizanale, sipas preferencave. Në jetë ka gjëra të tjera përveç parave dhe ngjitjes së shkallëve të suksesit.

Akrepi – Diçka e re do të sjellë shumë gëzim në jetën private. Sot do të kaloni një ditë plot me emocione. Për beqarët është një periudhë e favorshme që për transformimin e një miqësie që aktualisht duket intriguese dhe djallëzore. Sot keni një aftësi të jashtëzakonshëm komunikimi që do ju bëjë shumë bindës në punë.

Shigjetari – Bashkoni forcat në një organizatë të njohur sepse do të rrisë reputacionin tuaj. Do të njihni njerëzit e duhur të cilët do t’ju prezantojnë me oferta të reja pune, marrëdhënie dhe mundësi kreative. Nëse po kërkonit dashurinë, do ta gjeni tek dikush me pozita të larta aty. Merrni kohën e duhur për t’u njohur me njëri-tjetrin. Nëse ndiheni mirë me njëri-tjetrin, pse të mos impenjoheni në një angazhim serioz? Deri atëherë, mbajini gjërat nën kontroll.

Bricjapi – Sot do të jeni komunikues dhe i gjindshëm për të gjithë. Energjia juaj do të tërheqë edhe vëmendjen e personave të zemrës. Do të përcillni shumë simpati dhe një dashuri e re do të hyjë në jetën tuaj. Do të tejkaloni çdo parashikim. Do të jeni të pathyeshëm dhe diplomatikë. Gati për të fituar.

Ujori – Klima në çift do jete e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do i harroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do tregoheni me optimiste mbi të ardhmen. Beqarëve do iu rendoje pa masë vetmia, por duhet të durojnë edhe pak. Shumë shpejt gjerat do ndryshojnë për ju. Në planin financiar do iu ndihmojnë disa të afërm dhe do arrini ta stabilizoni këtë sektor.

Peshqit– Xhelozia e tepërt do të bëjë që të debatoni me personin e zemrës. Jini më të kuptueshëm nëse dëshironi ndjenja juaj sentimentale të vazhdojë e qetë. Beqarët sot do të jenë mjaft joshës dhe do të provojnë që të fitojnë zemrat e personave që dëshirojnë. Po kaloni një periudhë të mundimshme por do të kaloni çdo vështirësi.

/tvklan.al