Dashi – Pavarësisht angazhimeve të shumta në punë do t’ia dilni të ruani pak kohë mënjanë për partnerin. Për ata që janë vetëm, sot është një rast i mirë për njohje të reja. Ky është moment shumë i mirë për të marrë vendime.

Demi – Kjo do të jetë një ditë e karakterizuar me një ndjenjë të fortë vetëbesimi dhe do të ndiheni tepër të fokusuar. Nëse keni kohë që mendoni për të kërkuar për një pozicion të ri pune, sot është momenti i duhur.

Binjakët – Një projekt që mund t’ju sjellë të ardhura do të jetë në fokusin tuaj sot. Nëse deri më tani nuk e keni parë me seriozitet, bëni mirë të ndryshoni mendim. Energjia pozitive do të reflektohet si fizikisht ashtu dhe mendërisht.

Gaforrja – Një mik do të vijë për vizitë sot dhe arsyeja mund të lidhet me çështje pune. Do të bisedoni për gjëra interesante dhe plane premtuese për të ardhmen.

Luani – Puna do të jetë në fokus sot dhe një projekt i ri do të kërkojë vëmendjen tuaj sot. Mbyllja me sukses e këtij projekti do të kërkojë një mendje të kthjellët dhe të prehtë si e juaja. Mbrëmja paraqitet interesante, ndaj mos qëndroni në shtëpi.

Virgjëresha – Ndonëse nuk jeni gati për t’u përfshirë plotësisht në diçka tjetër momentalisht, do të bënit mirë ta konsideroni mundësinë e një projekti të ri pune për shkak të të ardhurave që mund të vijnë nga kjo. Çfarëdolloj gjëje t’ju dalë përpara do të shfrytëzoni çdo energji që keni dhe do t’ia dilni mbanë me sukses.

Peshorja – Do të keni luhatje humori sot që do të shkaktojë veprime të shpejta dhe një afrim sporadik ndaj gjërave. Kjo sjellje nuk përputhet me mënyrën sesi veproni zakonisht. Bëni çfarë të mundeni për ta kaluar ditën sa më normalisht, pavarësisht humorit.

Akrepi – Ndihuni të lirë të kombinoni veshjen siç e ndjeni dhe merreni ditën si t’ju vijë pasi rezervon gjëra tepër pozitive për ju. Shprehuni lirshëm, hapur dhe me zë të lartë. Do të ndiheni veçanërisht me vetëbesim sot dhe bëni mirë që ta shfrytëzoni këtë.

Shigjetari – Përdoreni krijimtarinë për të zgjidhur çdo problem që mund t’ju dalë përpara. Mos e kushtëzoni veten që të përdorni vetëm mënyra racionale. Është koha që të eksploroni anën tuaj intuitive dhe të përmbushni çdo detyrë falë saj.

Bricjapi – Do të ndiheni të mbushur me energji sot dhe mund ta gjeni veten duke bërë disa gjëra dhe duke biseduar me më shumë se 2 veta njëkohësisht. Ndonjëherë gjërat ndodhin atëherë kur nuk i prisni ndaj përgatituni për supriza.

Ujori – Mos u fshihni pas bisedave dhe kërkoni për kuptimin e vërtetë që fshihet pas fjalëve. Do ta gjeni forcën brenda vetes. Përgatituni që të tregoheni kokëfortë sot në mënyrë që të shfaqni një prezencë të fuqishme.

Peshqit – Kujdes kujt i besoni, jo të gjithë janë ashtu siç duken. Mund të keni probleme nëse pranoni gjithçka që ju del para si të mirëqenë. Kontrolloni më parë burimin dhe do të bënit mirë që të përgatiteni për më të keqen. /tvklan.al