Dashi – Nëse sot doni të mbyllni një çështje që prej kohësh jeni duke u marrë ky është momenti i duhur. Marrëdhëniet me partnerin janë duke u stabilizuar. Bëni kujdes me shëndetin.

Demi – Sot do të ndiheni plot energji pozitive dhe këtë ndajeni me miqtë dhe njeriun tuaj të zemrës. Mendoni se jeni sundimtar të çdo gjëje, por edhe sundimtarët mund të rrëzohen.

Binjakët– Përdorni të gjithë aftësitë tuaja për të bërë biznes. Do të takoheni me njerëz që prej kohësh po i prisnit dhe të gjitha projektet tuaja do të marrin jetë. Ky është momenti që të tregoni se sa me shumë pasion e keni punën tuaj.

Gaforrja –Imagjinata dhe zgjuarsia jua mund t’ju çojnë përpara me projektet e punës. Jini të hapur ndaj këshillave dhe merrini ato me seriozitet. Sot është dita juaj me shumë fat.

Luani– Takimet me shoqërinë do të sjellin njohje të reja të cilat do të jenë shumë emocionuese. Përsa i përket punës nëse keni plan të ndërmerrni hapa të mëtejshëm sot do të nisni diskutimet.

Virgjëresha –Aftësitë tuaja do vihen në pah sot gjatë një takimi punë. Projektet tuaja do të vlerësohen aq shumë nga kolegët dhe shefi sa dhe vetë ju do të impresionoheni.

Peshorja – Lini mënjanë impenjimet e punës dhe kushtojini kohë njerëzve tuaj të zemrës, pasi kanë nevojë për ju. Edhe pse e keni të pamundur të shkëputeni nga puna, jo gjithmonë ajo duhet të zerë pjesën më të madhe të ditës tuaj.

Akrepi – Do të keni takim frytdhënëse dhe shpërblyese. Çdo vendim që do të merni sot do të jetë në të mirën tuaj dhe mos u bëni pishman dhe nëse dikush nuk do të ndajë të njëjtin mendim me ju.

Shigjetari – Një mik do ju ofrojë një ide e cila do të jetë brilante në punë tuaj. Është koha ta merrni seriozisht dhe të shmangni çdo dyshim që mund të keni në kokë. Është momenti të veproni.

Bricjapi – Interesat financiare papritur mund të marrin një kthesë tjetër, e cila do të jetë pozitive. Prej kohësh kishit rënë në kolaps dhe asnjë punë e juaj nuk po jepte frytet e pritura. Sot gjërat do të ndryshojnë.

Ujori – Ndjeheni shumë mirë fizikisht dhe mendërisht. Në punë  gjërat do të ecin sipas paleve tuaja. Dhe në dashuri do jeni gjatë gjithë kohës në vëmendjen e partnerit.Ky është momenti për të bërë plane për të ardhmen.

Peshqit – Sot do të kaloni të gjitha vështirësitë me të cilat jeni përballur muajt e fundit. Një mik do t’ju ofrojë ndihmën e tij. Këshilla e tij do të jenë shumë të vlefshme./

tvklan.al