Dashi – Sot do të duhet të merrni një vendim të rëndësishme në jetën sentimentale. Keni kohë që përpiqeni të bëni gjënë e duhur, e sot do t’ju duhet të bëni pikërisht këtë. Mbrëmja paraqitet mjaft interesante.

Demi – Dëshira e madhe për të ndryshuar diçka do t’ju kapë papritur. Kjo nuk është periudha më e mirë që po kaloni dhe shumë probleme kërkojnë zgjidhje. Gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt për mirë.

Binjakët – Dikush do t’ju këshillojë që t’i merrni gjërat më shtruar e të mos rrezikoni. Bëni mirë ta dëgjoni. Të dedikuarit kohë e mund për të arritur sa më shumë përfitime financiare nuk është shumë e këshillueshme. Nuk ka gjë më të vyer sesa familja dhe miqtë, ndaj mos i lini ata pas dore.

Gaforrja – Gjatë pasdites do të merni vesh se një projekt në të cilin kishit punuar do t’ju sjellë të ardhura të mira. Oferta të reja pune do të shfaqen në horizont. Mendohuni mirë përpara se të pranoni pasi ata që ju rrethojnë kanë gjithashtu nevojë për kohë dhe vëmendje.

Luani – Do t’ju vijë një ofertë shumë interesante pune dhe tundimi do të jetë i madh. Mos merrni vendim pa vlerësuar më parë të gjitha mundësitë dhe pa u këshilluar me dikë me më shumë eksperiencë.

Virgjëresha – Do të zhvilloni një takim të rëndësishëm me njerëz që do të vlerësojnë idetë tuaja. Sot është dita e mirë për të forcuar marrëdhëniet e vjetra, por edhe për të bërë miq të rinj. Merrni në konsideratë opionin e të tjerëve, pasi mund t’ju vijë në ndihmë më vonë.

Peshorja – Këtë mëngjes do të bëni shpenzime të papritura, megjithatë do të keni aprovimin e familjes. Një ngjarje e papritur gjatë pasdites mund t’ju ndryshojë planet. Në mënyrë që të përballeni me problemet, duhet të tregoheni të duruar.

Akrepi – Nëse shfaqet mundësia për një punë të re duhet ta pranoni pa hezitim. Shanset janë shumë të mira që të keni përfitime të mëdha. Shfrytëzojeni këtë mundësi.

Shigjetari – Ndodhi të papritura gjatë mëngjesit do të ndikojnë në planet e ditës. Një vizitë e papritur mund t’ju shkaktojë bezdi, megjithatë ruani qetësinë dhe tregohuni mikpritës.

Bricjapi – Përpara pasdites do të merrni një lajm tepër të mirë sa i përket punës. Ndoshta do t’ju ofrohet një mundësi e re apo një projekt i ri. Për të qenë sa më të sigurtë në hapat që do të hidhni, kërkojini ndihmë një miku. 

Ujori – Ky mund të jetë një moment shumë domethënës në jetën tuaj. Aftësitë sociale dhe inteligjenca do t’ju japin mundësinë që të jeni tepër të suksesshëm në aspektin profesional, por edhe shoqëror. Përdorni intuitën.

Peshqit – Shfrytëzojini mundësitë që ju shfaqen, por bëni kujdes që të mos e ekzagjeroni me fatin. Gjatë pasdites mund të bëni një udhëtim të papritur. Mos u shqetësoni vetëm sepse nuk e kishit planifikuar.

/tvklan.al