Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për mediat është shprehur se shuarja e Task-Forcës kundër korrupsionit nuk do të ndikojë në liberalizmin e vizave.  

Më tej ai ka folur dhe për ata që kanë frikë nga vendimet e qeverisë, duke thënë se të gjithë duhet të dinë se qeveria do u shkojë gjërave deri në fund.

 “Nuk e di kush ka frikë, por këtij vendimi duhet t’i frikohen vetëm ata që e dinë se do t’u shkojmë gjërave deri në fund. Nuk kam koment tjetër”, tha Hoti.

Më tej kreu i qeverisë së Kosovës  tha se të gjitha ata që thonë se do ngadalësohet liberalizimi i vizave nuk do të ngadalësohet, por do të përshpejtohet.

Lidhur me Task-Forcës dhe ndikimin për liberalizmin e vizave. Është krejtësisht spekulim se mund të ketë ndikim në liberalizimin e vizave. Përkundrazi do të shihni edhe vendime të tjera më të fuqishme në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Këto vendime do të çojnë në liberalizimin më të shpejtë të vizave. Task-forca do ta vazhdojë punën me të gjitha çështjet që ka patur në shqyrtim”, shtoi ai./tvklan.al