Portieri dhe kapiteni i Partizanit Alban Hoxha i është rikthyer stërvitjes në ditën e dytë të përgatitjeve për derbi me Tiranën. 31-vjeçari është stërvitur në regjim të plotë.

Intensiteti i ushtrimeve të jep përshtypjen se Hoxha do të jetë titullar që nga minuta e parë këtë të premte ndaj bardhebluve. Gjithsesi trajneri Gega nuk e ka ende të sigurt praninë e tij në formacion

“E doja Albanin në 100% të tij. Si qytetar të gjithë e kemi kalu nga një gotë, por si sportist ai s’duhej të ishte aty në atë vend në atë kohë.”

Autoriteti i Hoxhës duket se është i padiskutueshëm në klubin e kuq. Skuadra është në mbështetje të tij. Kjo kuptohet nga fjalët e Belicës që në derbi duket se do të mbajë shiritin e kapitenit.

“Albani është kapiten, por ka lojtarë si Trashi, Bruno, Labi që kanë karakter të fortë. Do shkojmë në ndeshje dhe s’do dalim pa pikë”, tha Belica.

Sa i përket derbit, trajneri Gega beson se edhe kësaj here Tirana nuk do të mund të fitojë.

Në këtë seancë stërvitore dukej qartë se atmosfera është nga më të mirat në ekip. Të gjithë lojtarët janë në formë veç Esad Malës, i cili vazhdon të stërvitet i diferencuar nga skuadra.

Tv Klan