Menaxheri është parë në zyrat e Romës

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli, pasi kontrata që përfundon në fund të Qershorit nuk po rinovohet. Për më tepër menaxheri Mario Giuffredi ka thënë pak ditë më parë  se po bisedojnë me skuadrat e interesuara për mbrojtësin shqiptar. 

Giuffredi është parë në qendrën stërvitore të Roma ku mes të tjerave është biseduar edhe për Hysajn. Afrimi i tij do të ishte me leverdi për klubin kryeqytetas, pasi do t’i paguhet vetëm rroga dhe komisioni i menaxherit. Interesi i Roma ka qenë dhe më parë.

Gjatë këtyre ditëve janë përmendur edhe skuadra si Sevilla në Spanjë, Benfica në Portugali apo Lyon dhe Marseille në Francë.

Elseid Hysaj është aktivizuar vetëm në Itali gjatë karrierës së tij, fillimisht me Empoli dhe prej 2015 me Napoli.

Tv Klan