Një burrë ka gjetur vdekjen të martën në Elbasan, për shkak të një ngjarjeje aksidentale.

Sipas policisë, 49 – vjeçari ka humbur jetën në tentativë për të ndaluar automjetin e tij që e kishte lënë të pa siguruar.

Makina ka rrëshqitur për shkak se ndodhej në dishezë dhe ai i ka dalë përpara për ta ndaluar, por mjeti e ka marrë përpara duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas policisë, viktima, i identifikuar vetëm me iniciale Xh. M, banues në fshatin Vulçan është dërguar nga familjarët i vdekur në spital./tvklan.al