Djali i saj u kishte para borxh nga pazaret e drogës, ata dhunuan nënë duke i shkaktuar dëmtime në kafke dhe në fytyrë. Nathan Clark dhe Stephen Mortin janë dënuar me 37 vjet burg.

Barbara Dransfield është goditur disa herë më shkop bejsbolli deri sa ka rënë pa ndjenja. Ngjarja ndodhi, pasi djali i saj u kishte 100 paund borxh dy të rinjve.

30-vjeçari kishte marrë disa mesazhe kërcënuese në telefonin e tij nga dy të rinjtë.

Edhe pas këtyre mesazheve 30 vjeçari nuk i ka kthyer pas paratë e drogës dhe ata kanë menduar të hakmerren me nënë e tij duke e dhunuar.

Clark, 24 – vjeç, ka pranuar veprën dhe u burgos me 19 vjet dhe Mortin, 23 – vjeç, u dënua me 18 vite burg.

Tv Klan