Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Mallakastrëss pasi i ofroi 2 000 lekë ryshfet punonjësit të policisë me qëllim shmangien e masës administrative.

Policia e Qarkut Fier tha në një komunikatë të publikuar të Hënën se Tomorr Hoxha, banues në Fier, është ndaluar “nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe pas kontrollit të dokumenteve ka rezultuar se i kishte përfunduar afati vlefshmërisë së patentës.”

Hoxha tentoi të shmangte masën administrative duke i ofruar 2000 lekë policit, por përfundoi në pranga nën akuzë për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Komunikata thotë arrestimi u krye nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe materialët do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier./tvklan.al