Sekuestrohet edhe municion luftarak e makina të blinduara

Tre persona, dy prej tyre vëllezër u arrestuan nga policia në Fier.

Ata lëviznin të armatosur, dhe në momentin që kanë parë shërbimet e policisë kanë tentuar të largohen dhe të fshehin dy pistoleta duke i hedhur në një zonë me bimësi.

Ata u arrestuan, ndërsa armët e zjarrit u sekuestruan nga policia. Nga kontrollet e policisë për veprimtarinë e tre të arrestuarve u sekuestruan edhe 2 automjete të blinduara, që ndodheshin në një karburant.

Armët e zjarrit do të ekzaminohen nga Policia Shkencore, për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhura më parë.   

Klan News