Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur në provincën, Castro dei Volsci, në Itali. Ka qenë nëna e tij që e ka gjetur. Referuar mediave italiane bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Zamir Beu.

Nëna e të riut e ka gjetur të varur në banesë. Sipas policisë 22-vjeçari ka qenë kohët e fundit në depresion.

Shumë njerëz në këtë zonë e njihnin. Për të gjitha, ai ishte një djalë i mirë, serioz, punëtor i ndërgjegjshëm.

Tani për të zbardhur gjithë ngjarjen policia, po merret me rrjetet sociale të 22-vjeçarit, ku sipas mediave italiane kishte shprehur “pakënaqësinë” ndaj jetës./tvklan.al