Kjo i ka ndodhur një çifti në rrugët e Sesto Fiorentino, në Itali. Një çift kinez të cilët ecnin pranë rrugës, kanë rënë pre e një grabitësi i cili udhëtonte me makinë.

Personi i cili është afruar tek xhami i makinës, i ka tërhequr çantën gruas 64-vjeçare në të cilën kishte 1500 euro, si dhe dy telefona celularë.

Çifti nuk flisnin italisht, ata ka kërkuar ndihmën e nipit i cili jetonte në Itali.  Ai i ka shoqëruar në polici për të bërë denoncimin e kësaj vjedhje të pazakontë./tvklan.al