Magazinieri i një kompanie nafte ka përfunduar në prangat e Policisë së Fierit për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Ai është Shpëtim Ramaj, 48 – vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, i cili mbante detyrën e magazinier në Ndërmarjen e Bazës së Furnizmit Teknik të shoqërisë “Al Petrol”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për katër persona, S.M, 44 vjeç, M.R, 56 vjeç, Sh.K, 62 vjeç, F.C, 47 vjeç të katërt me detyrë roje në Ndërmarjen e Bazës së Furnizmit Teknik të shoqërisë “Al Petrol”

Sipas burimeve zyrtare, këta persona kanë abuzuar me detyrën duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 15.000.000 lekë të reja./tvklan.al