Kryeministres së Italisë iu shpërnda një video erotike e montuar, akuzohen babë e bir

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, po kërkon 100,000 euro dëmshpërblim pasi në internet u shpërndanë video të modifikuara pornografike me imazhin e saj. Meloni do të dëshmojë para një gjykate në qytetin Sassari të Sardenjës më 2 korrik. Një burrë 40-vjeçar, që mendohet se ka  montuar videot dhe babai i tij 73-vjeçar janë nën hetim. Të dy këto persona po akuzohen për shpifje dhe sipas ligjeve të shtetit fqinj rastet e shpifjeve konsiderohen krim dhe dënohen me burgim.

Policia ka bërë të ditur se ka mundur t’i identifikojë të dyshuarit duke gjurmuar pajisjen celulare që është përdorur për postimin e këtyre videove intime.

Sipas aktakuzës, videot u postuan në një uebsajt pornografik amerikan të cilat u panë miliona herë. Avokatët e Melonit  thonë se nëse  ajo fiton gjyqin, kryemistraja italiane do ta dhurojë shumën për të mbështetur gratë që kanë qenë viktima të dhunës nga meshkujt. Maria Giulia Marongiu, avokatja e Meloni, thotë se shuma është simbolike dhe kërkesa për dëmshpërblim ka për qëllim t’i dërgojë një mesazh grave që janë viktima të këtyre rasteve.

Klan News