Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin një automjeti të vjetër dhe pa targa si dhe kanë dëmtuar xhamat e e përparëm të 10 makinave të tjera që ishin çmontuar dhe shiteshin me pjesë këmbimi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Voskop të Korçës në varrezën e makinave në pronësi të 52-vjeçarit me iniciale A.Z. Ka qenë ky i fundit që ka bërë denoncim në polici.

 Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët për veprën penale shkatërrim i pronës dhe shkatërrim i pronës me zjarr.

/tvklan.al