Përveç talentit në muzikë, reperja e njohur Ice Spice do të shfaqë një tjetër anë të saj për publikun i cili nuk e ka parë më parë.

Reperja e njohur do të luajë përballë aktorit të njohur Denzel Uashington në një projekt kinematografik xhirimet e së cilit kanë filluar.

Ende nuk ka detaje se çfarë roli do të luajë këngëtarja, por mediat e huaja kanë zbuluar titullin e filmit i cili është ‘High and Low”

Filmi i bazohet në romanin Ed McBain “King’s Ransom” dhe flet për Toshiro Mifune si një pasanik i cili detyrohet të paguajë një shpërblim të majmë për djalin e rrëmbyer të punonjësit të tij.  

Ky vendim e çon atë drejt shkatërrimit. Me regji të Spike Lee filmi shënon bashkëpunimin e pestë mes regjisorit dhe aktorit Uashington.

Klan News