11 objekte me mungesë dokumentacioni do të shemben në plazhin e Velipojës. Aksioni për prishjen e tyre ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune nga IKMT, me objektet të cilat janë të pozicionuara përgjatë vijës së bregut të rërës.

Kryesisht janë struktura druri, të cilat kanë shërbyer si beach bare gjatë sezonit veror. Aksioni i nisur nga IKMT nuk është kundërshtuar nga poseduesit e objekteve, megjithatë për garantuar vijimësinë e punës së tyre në terren kanë mbërritur dhe forca të Policisë së Shkodrës.

Tv Klan