Këtë të shtunë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, është folur për momentin kur prindërit zbulojnë gjininë e bebit. Të ftuarit ndajnë emocionet e bukura të kësaj teme, duke e shoqëruar atë me një objekt.

Veterineri, Martin Llazani, solli në studio një varëse me portretin e qenit të tij, që ka ngordhur. Ai e lidh varësen me zbulimin e gjinisë së fëmijës, pasi e dinte që kur i ndërroi jetë qeni, i cili ishte mashkull, në jetën e tij do të vinte një djalë.

Martin Llazani: Si çdo gjë, unë kam këtë varësen. Në fakt këtu është portreti i qenit tim, qenit të madh, se çdo gjë do e lidh me qentë. Unë kam marrë vesh për fëmijën në korrik, ndërkohë në janar do diagnostikoja qenin e madh, ai që ka qenë këtu, me kancer. Ai ka qenë me kimioterapi, pavarësisht se unë e dija që kanceri ishte terminal dhe unë marrë vesh që do bëhem me fëmijë pa pasur plan për t’u bërë me fëmijë, dy javë para se qeni të vdiste. Prandaj them që unë e di që ishte çun sepse ai iku (emocionohet, i dridhet zëri)… iku një çun, më erdhi një çun.

Rudina Magjistari: Ti emocionohesh edhe prekesh akoma kur e kujton, aq shumë e ke dashur. Ka kaluar, i bie gati…

Martin Llazani: 2 vjet, 2 vjet e ca.

Rudina Magjistari: Goxha, sepse ishte momenti që ti more vesh kur ai…

Martin Llazani: Kur unë mora vesh, pas dy javësh ai iku dhe pas një muaji mora vesh që e kisha çun dhe e kisha të sigurt që e kisha çun.

Rudina Magjistari: Kështu që ti këtë varëse, si e lidh tani?

Martin Llazani: Këtë e bëra kur mora vesh që ai kishte kancerin. Për ta pasur kujtim të atij, unë bëra këtë varësen me portretin e atij, por ai e mendoi më mirë dhe më dha fëmijën, që e kam kujtim akoma më shumë. /tvklan.al