Flokët gri të pacientëve të diagnostikuar me kancer u kthyen papritur në të errëta, gjatë periudhës që merrnin medikamentet e reja të imunoterapisë, zbulon një studim i ri.

Ndërsa kimioterapia është e njohur për rënien e flokëve, 14 pacientët e përfshirë në këtë raport, disa në moshën 70 – vjeçare, u trajtuan me një formë të re droge, të quajtur imunoterapia, e cila funksion ndryshe dhe ka efekte anësore të ndryshme.

Te pacientët me kancer të mushkërive, studiuesit spanjollë zbuluan se droga kishte një aftësi për të kthyer flokët ngjyrë gri në kafe.

”Me pacientin e parë menduam se mund të ishte një rast i izoluar”, tha Dr Noelia Rivera, një dermatologe në Universitetin Autonom të Barcelonës.

Por ajo tha se ekipi hulumtues gjeti të njëjtën gjë edhe te pacientë të tjerë, kur u kërkuan fotografi të realizuara para trajtimit.

U gjetën 14 raste në mesin e 52 pacientëve me kancerit të mushkërive, që u ndoqën për të parë nëse u zhvilloheshin efekte anësore të këqija nga droga.

Ndërsa shumicës së pacientëve nuk u ka ndryshuar ngjyra e flokëve, 14 rastet tregojnë se nuk është një gjetje e izoluar. Në 13 pacientë flokët u kthyen në ngjyrë kafe të errët ose të zezë, ndërsa një pacienti iu kthye pjesërisht e zezë.

Por të njëjtat medikamente kanë qenë të lidhura më parë me çngjyrosjen e flokëve të pacientëve me një lloj tjetër kanceri, melanoma.

“13 pacientë të studimit spanjoll kishin sëmundje të qëndrueshme dhe reaguan më mirë ndaj trajtimit sesa pacientët e tjerë, duke sugjeruar se errësimi i flokëve mund të jetë një tregues se drogat po funksionojnë”, thanë hulumtuesit.

Rivera tha se ata janë duke vazhduar studimin për të kërkuar një shpjegim dhe për të parë nëse rastet janë vetëm një përplasje.

“Është një raport interesant, një nga ato gjëra që dalin nga bluja”, – tha Dr. June Robinson, një profesor hulumtimi i Universitetit Northwestern në dermatologji.

Robinson është gjithashtu redaktor i revistës mjekësore, JAMA Dermatology, e cila publikoi studimin në internet këtë muaj.

Ajo tha se rezultatet meritojnë një vështrim më të thellë, por paralajmëroi se është shumë herët  të sugjerojnë që ato mund të çojnë në trajtime të reja për flokët gri.

Rivera vuri në dukje se studimi i drogave ka efekte të rënda anësore, që i bëjnë ato të pasigurta për njerëz të shëndetshëm. “Por nëse konfirmohet që ato ndryshojnë ngjyrën e flokëve, mund të zhvillohet një drogë tjetër për të trajtuar flokët gri”, tha ajo./ tvklan.al