Një stendë reklame është kthyer në një instalacion artistik tepër provokativ. Presidenti amerikan, Donald Trump i veshur me një xhakete pink me flamurin rus është i rrethuar nga retë kërpudhë të shpërthimeve bërthamore dhe shenjat e dollarit që i përngjajnë svastikës naziste.

Është kjo stenda në një nga rrugët kryesore të Arizona-s në Shtetet e Bashkuara. Billboardi (stenda e reklamës) , është ne pronësi private të një zonje që e ka porositur këtë punim tek një nga artistet që merr pjese në një ngjarje artistike të Arizonës. Stenda e reklamës  u ngjit të premten për të shënuar edhe nisjen e aktivitetit të përvitshëm tre-ditor të artisteve vendas.

Pronarja e stendës së reklamave tha se posteri do të qëndrojë aty për aq kohe sa Trump është president. Ngjarja përkon me zhvillimin e lëvizjes rezistenca, një iniciative e amerikaneve kundër presidentit Trump.

Tv Klan