Fitorja në derbi me Milan që do të luhet të hënën e ardhshme do t’i jepte matematikisht titullin Inter.

Barazimet e arritura nga dy ekipet në javën e 32 të Serie A e mbajtën diferencën në 14 pikë.

Trajneri i Inter, Simone Inzaghi thotë që nëse Scudetto sigurohet në sfidën me Milan do të ishte diçka e bukur, por gjithsesi janë 6 javë deri në fund.

“Ky ekip e ka motivimin që prej 13 korrikut. E dimë që të hënën është mundësia e parë e artë dhe jemi pranë objektivit titull. Do të na pëlqente ta fitonim në ndeshjen me Milan dhe do të përgatitemi për të dhënë maksimumin. Nëse do ta arrijmë në atë ndeshje më mirë, nëse jo do të kemi mundësi të tjera”, tha ai.

Inter nuk mund të arrijë ose të kalojë rekord 102 pikëve të vendosur nga Juventus në sezonin 2013-2014, pasi maksimumi mund të shkojë në 101 nëse i fiton të gjitha ndeshjet.

Gjithsesi pret të festojë titullin e 20 kampion, duke kaluar rivalin e përjetshëm Milan. 

Tv Klan