InukPrej disa ditësh INUK  vijon aksionin e prishjeve të  ndërtimeve pa leje në kryeqytet.

Edhe sot, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, shembi disa objekte pa leje në rrugën e Elbasanit.

Prishja e ndërtimeve bëhet për të lejuar ndërtimin e një rruge dytësore.

Ndër objektet që u prish ishte edhe një shtëpi banimi, pronarët e së cilës pretendojnë se posedojnë hipoteken e objeketit që prej vitit 1998.

Sipas tyre, ato nuk janë shpronësuar dhe nuk kanë marrë dëmshpërblim.

I pyetur nga televizioni Klan, përfaqësues të INUK, nuk japin shpjegime për këtë rast.

tvklan.al