Ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i “Rrugës së Agallarëve” në Farkë, e cila i shërben 3 fshatrave të Lundrës, Farkës së Vogël dhe Farkës së Madhe. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se segmenti i ri krijon një lidhje të komunitetit me zonat përreth.

Është një rruge, e cila ka qenë kërkesë e komunitetit prej 30 vitesh. Fillimisht, dua të kërkoj një ndjese sepse ka qenë një rrugë e planifikuar që në vitin 2019, por ndodhi tërmeti dhe na u desh të rialokonim disa fonde për t’ië bërë ballë asaj sfide. E planifikuam sërish, por pastaj ndodhi pandemia. Kjo është e treta e vërteta. Tani mund të them se kemi ardhur me kokën lart.”

Veliaj nënvizoi se gjatë pranverës fokusi do të jetë te përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale.

“Në këtë periudhë të pranverës jemi fokusuar te periferia. Zakonisht në Tiranën qendrore ne fokusohemi gjatë kohës së verës, kur qyteti është zbrazur, duke qenë se shumë qytetarë shkojnë me pushime. Në Tiranën rurale punohet më kollaj gjatë pranverës.”

Paralelisht, Bashkia e Tiranës po vijon me investimet edhe në shumë zona të tjera të kryeqytetit për përmirësimin e infrastrukturës.

Klan News