Autostrada Kërçovë-Ohër, vazhdon të zvarritet prej 6 vjetësh

Ata që udhëtojnë nga Shqipëria, por edhe banorët vendas të Ohrit, Strugës e Kërçovës do të duhet të presin edhe disa vite që të shkurtohen orët e udhëtimit drejt Shkupit me përfundimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër.

Ndërtimi i autostradës, gati 60 kilometra e gjatë, filloi në vitin 2014 dhe kontraktues i punimeve është kompania kineze Sinohydro. Maqedonia e Veriut është kritikuar nga BE për pranimin e kredive kineze me shtimin e influencës së Pekinit në Ballkanin Perëndimor.

Deri më tani, për autostradën Kërçovë-Ohër janë shpenzuar 350 milionë euro dhe ndërsa janë realizuar 60% e punimeve. Me riprojektimin e ri të 25 për qind të trasesë dhe futjen e tetë lidhjeve, që nuk ishin në projektin fillestar, çmimi arrin pothuajse në 600 milionë euro.

Punimet po ecin me ritme të ngadalta pasi në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë investuar vetëm 4.7 milionë euro. Vitin e kaluar në tremujorin e tretë për realizimin e këtij projekti u shpenzuan mbi 24 milionë euro.

Nuk jepen arsye të qarta për zbatimin e ngadaltë të dobët të këtij projekti të cilin qeveria Zaev tha se do të vendoste në listën e prioriteteve për qytetarët kryesisht shqiptarë që banojnë në këto zona malore. Gjithsesi ministria përkatëse premton se të paktën 20 kilometra do të viheshin në funksion deri në fund të vitit të ardhshëm.

Klan Plus