Simone Inzaghi është gati të rinovojë kontratën me Inter sipas “Gazzetta dello Sport”. Rezultatet e deritanishme kanë bindur drejtuesit që ta zgjasin edhe me 2 vite bashkëpunimin me trajnerin, duke e çuar deri në 30 Qershor të 2027.

Marrëveshja aktuale është edhe për sezonin e ardhshëm, por ecuria në kampionat që po sjell titull kampion është pasqyra më e mirë e punës së Inzaghi.

Bashkë me zgjatjen e kontratës do të ketë edhe një rritje të pagës nga 5 milionë e gjysmë në 6 milionë e gjysmë Euro.

Firma pritet të hidhet përpara fundit të këtij sezoni. Simone Inzaghi nisi punën tek Inter më 3 Qershor të 2021.

Nën drejtimin e tij deri më tani kanë fituar 2 herë Kupën e Italisë dhe 3 herë Superkupën, ndërsa sezonin e kaluar arriti deri në finalen e Champions League e humbur përballë Manchester City.

Tv Klan