2Nafta e cilësisë së dobët që u shitet shqiptarëve në pika të ndryshme karburantesh përpunohet në impiantë të paligjshme në vend. Drejtoresha e Inspektoriatit Qendror Teknik, në një intervistë për Televizionin Klan thotë se karburantet e importit janë sipas standardeve dhe se problemi me cilësinë lind nga përpunimi i tyre në impiante që nuk janë të licensuar.

Pavarësisht këtyre problemeve, Inspektoriati Qendror Teknik thotë se problemet kryesore janë me sasinë.

Për të ashpërsuar masat në tregtimin e karburanteve në vend, Inspektoriati Qendror Teknik ka rritur masën e gjobave nga 700 mijë që ishte deri në korrik 2014, në 2 milionë të reja.

Ditë më parë Inspektoriati Qendror Teknik ndëshkoi me gjoba 21 karburante për mungesë cilësie. Pjesa më e madhe e tyre shtrihen përgjatë autostradës Tiranë – Durrës.

Tv Klan