AgjentiNjë ish – agjent i CIA –s i cili ka punuar për rreth 40 vjet në shërbimet sekrete amerikane ka rrëfyer në spital se ai është autori i vrasjës së aktores, Merlyn Monroe.

Normand Hodges, thotë se ka punuar për CIA për 41 vjet si një agjent operativ i kualifikimit të lartë. Ai ka treguar se se shpesh herë është rekrutuar si vrasës me pagesë nga organizata për të vrarë persona që mund të përbënin kërcënim për sigurinë e SHBA.

Në rrëfimin e tij ish – agjenti ka thënë se CIA kishtë prova se aktorja e famshme kishte shkuar me shtrat me presidentin Kennedy dhe liderin kuban, Fidel Kastro.

Ky i fundit mund të merrte shumë informacionë të rëndësishme nga diva Monroe. Sipas tyre ajo përbënte një rrezik të madh për sigurinë me informacionet që posedonte, ndaj duhej të eliminohej.

Ai ka thënë se vrasjen e aktores e kishte urdhëruar shefi i tij, Jimmy Hayworth që të dukej si overdozë.

Deklaratat e 78 – vjeçarit po analizohen nga FBI, shkruan Dailynews Report.

tvklan.al