Ish-komandanti i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiç, është marrë në pyetje për gati shtatë orë në Prokurorinë e Malit të Zi.

Sipas gazetës malazeze “Pobjeda”, Dikiç është marrë në pyetje për arsyen e vizitës në Mal të Zi një ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Gjatë marrjes në pyetje Dikiç është përballur me fakte, të cilat Prokuroria i posedonte në lidhje me çështjen e tij.

Për shkak të rastit shumë të ndjeshëm, nuk është bërë e ditur se çfarë ka thënë ish-komandanti serb.

Por mediat kryesore të Malit të Zi kanë raportuar se Dikiç është ankuar se ndihet i kërcënuar në burg nga shqiptarët.

Ai bashkë me 19 serbë të tjerë janë arrestuar për shkak të dyshimeve për sulm terrorist dhe grusht shteti në Mal të Zi. /tvklan.al