Sipërmarrësi kanadez, Daniel Langlois dhe partnerja e tij janë gjetur të vdekur në Dominica, një shtet në Karaibe. Rrethanat e ngjarjes sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, janë të dyshimta.

Trupi i Langlois dhe Dominique Marchand u zbuluan të Premten në një makinë të djegur. Çifti kishte humbur prej disa ditësh që kur ishin larguar nga një resort që kishin në ishull.

Langlois themeloi Softimage, një firmë software animimi produktet e së cilës u përdorën gjerësisht në filma.

Në lidhje me vdekjen e tyre janë shoqëruar tre persona dhe një dominikan.

“Ky lloj krimi i tmerrshëm, brutaliteti në të është diçka që nuk mund ta injorojmë dhe nuk mund ta lejojmë që personat përgjegjës të kalojnë pa u ndëshkuar”, tha ministri i për Sigurisë Kombëtare dhe Çështjet e Ligjshme.

Mes personave që po merren në pyetje është edhe një qytetar amerikan. Deri më tani ka pak informacion për rastet e vdekjeve të tyre.

Fondacioni Daniel Langlois, një organizatë që u krijua nga sipërmarrësi në vitin 1997 njoftoi të hënën se çifti vdiq në rrethana tragjike më 1 Dhjetor.

Teknologjia që krijoi Langlois u përdor në disa filma që kanë lënë shenjë në kinematografi si Jurassic Park, The Matrix, Star Wars: Episode I – The Phantom Menace dhe Titaniku. /tvklan.al