ISIS lëshon kërcënime të reja për vendin fqinj Italinë. Nëpërmjet një kanali telegram pranë Shtetit Islamik, terroristët u kanë bërë thirrje “ujqërve të vetmuar” të xhihadit që të sulmojnë Italinë, duke përdorur armë si automjetet.

Sikur të mos mjaftonte, mediat italiane raportuan për një kërcënim të drejtpërdrejtë në emër të Papa Franceskut.

Në një video të re, të publikuar nga Al-hayati, një nga rrjetet zyrtare të ISIS, terroristët thonë “ne do të mbërrijmë në Romë” ata shfaqen duke shkatërruar objekte të kultit në Romë.

Video është xhiruar në Marawi, Filipine e cila më herët ishte në qendër të luftimeve të dhunshme midis ushtrisë vendase dhe grupeve të xhihadistëve.

Një ditë më parë, Shteti Islamik publikoi një tjetër video propagandistike, ku i bënte homazh komandos së marokenëve që shkaktoi masakrën në Spanjë.

Gjatë javës, grupi terrorist përdori një djalë 10-vjeçar, amerikan për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara. 10-vjeçari u shfaq në video duke u stërvitur me xhihadistet në Siri. Ai përmend edhe emrin e presidentit Trump dhe thotë se lufta po afron në SHBA. Tv Klan