italiaPolicia italiane ka arrestuar 32 trafikantë shqiptarë droge, gjatë një aksioni të gjerë në disa qytete.

Arrestime u kryen në 7 qytete, përfshirë Barin, Ankonan e deri në Xhenova.

Të arrestuarit akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në një rrjet të gjerë.

Ky rrjet ishte veçanërisht aktiv në Abruco, Marke e Pulja.

Për 7 prej të arrestuarve rëndon akuza për pjesëmarrje në veprimtaritë e krimit të organizuar ndërkombtar.

Gjatë operacionit, të arrestuarve iu sekuestruan 30 kilogram lëndë narkotike.

Tv Klan