Çifti i ri ka tërhequr vëmendjen e të pranishmeve në qendrën e votimit

Dita e dasmës mbahet mend si një nga ditët më të bukura për të gjithë çiftet.

Por gëzimi i ditës së dasmës nuk e ka penguar Marta Boldrini dhe Federico Cicioni të heqin  dorë nga e drejta e tyre për të votuar në zgjedhjet italiane.

Menjëherë pas ceremonisë në kishë, nusja e re së bashku me dhëndrin iu drejtuan  qendrës së votimit për të votuar.

E veshur me fustanin e nusërisë, nusja dhe dhëndri  me kostum  tërhoqën jo pak vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në qendrën e votimit.

Çifti i ri kishin zgjedhur datën e dasmës së tyre muaj më parë, pa e ditur se dita më e shënuar e jetës së tyre do të përkonte me ditën më të rëndësishme për vendin fqinj.

Klan News