Tjetër fitore për kundërshtarët e Shqipërisë

Italia fitoi edhe miqësoren e dytë kundër Ekuadorit të luajtur në SHBA.

Të kaltrit, që janë kundërshtarë të Shqipërisë në Euro 2024, fituan falë golave të Pelegrinit, që realizoi pas 3 minutash lojë, si edhe të Barelas në shtesë.

Në pjesën e dytë, ishin amerikano-latinët që e shtuan ritmin, madje iu afruan golit të barazimit me Platan.

Por skuadra e Spaletit u mbrojt mirë dhe në shtesë vulosi fitoren. Në përfundim të takimit, trajneri Luçiano Spaleti dha mendimin e tij për suksesin e arritur.

“Ne pamë gjëra të mira në të dyja pjesët, pastaj nuk ishim të qartë sa duhet kur e fitonim topin më pas e humbnim menjëherë. Luajtëm më shumë si një ekip dhe mbetëm një ekip gjatë gjithë kohës, kjo është gjëja kryesore. Në pjesën e parë, mbajtëm më shumë topin dhe ishim më sulmues, kështu që mund të kishim shënuar një gol tjetër. Por kur e lamë Ekuadorin të dilte përpara, sërish nuk i lejuam shumë hapësira.”

Më datën 22 Mars Italia mundi Venezuelën në miqësore me rezultatin 2-1. Të kaltrit do të luajnë edhe 2 miqësore të tjera pak ditë përpara nisjes së Gjermani 2024.

Kundërshtarët e ekipit të Spaletit do të jenë Turqia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Klan News