Italia humbi sfidën e parë “Play off” të Botërorit. Suedia ia doli të fitojë 1 – 0 takimin e zhvilluar në Solna me golin Johansson, i cili sapo kishte hyrë në fushë si zëvendësues.

Përfaqësuesja italiane pati një paraqitje të dobët në pjesën e parë, duke vuajtur lojën e vendasve. Në të dytën nuk i shkoi më mirë edhe pse u përpoqën.

Suedezet i lanë kundërshtarëve qarkullimin e topit, por jo të shënonin. Goli që vendosi gjithçka u realizua në minutën e 61’ me autor Jakob Johannsson.

Goditja e tij u devizjua nga mbrojtja italiane dhe përfundoi në portë. Një fitore me vlera e Suedisë edhe pse me një rezultat të ngushtë. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të hënën në “San Siro”.

Tv Klan