Karabinierët italianë kanë vënë në pranga tre shqiptarë të cilët akuzoheshin për plagosje me dashje në Itali. Mësohet se 3 shqiptarët e arrestuar kanë plagosur me thikë 2 bashkatdhetarët e tyre në në Piazza del Nettuno, Bolonjë.

Mësohet se policia është ndihmuar nga dëshmitarët që kaun qenë ditën që ka ndodhur plagosja, por edhe nga përgjimet që janë bërë në telefonat e shqiptarëve.

Të tre ishin duke u përpjekur të largoheshin nga Italia dhe të vinin në Shqipëri.  Njëri prej tyre i kishte dërguar një mesazh babait të tij, për ti dërguar para që të merrte autobusin për të shkuar në Shqipëri./tvklan.al