Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov shprehet i palëkundur nga pozicioni i tij për të mos mandatuar kabinetin e ri qeveritar me kryeministër Zoran Zaevin, për sa kohë ia lejon ligji.

“Shumica është siguruar me shantazh. Të pranohet platforma e partive shqiptare të Maqedonisë e cila është bërë në Tiranë në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë? Kjo në pajtim me Kushtetutën tonë dhe në pajtim me ligjet tona është sjellje e Maqedonisë në situatë vartëse dhe në varësi të një shteti tjetër”.

Në intervistën e dhënë për një televizion hungarez, Ivanov theksoi se ngadalësimi i procesit të europianizimit të Ballkanit ka nxitur nacionalizmin në rajon.

Në rrugët e Shkupit ndërkohë protestat vijojnë nga mbështetësit e VMRO-DPMNE-së, të cilët kundërshtojnë platformën e partive shqiptare për dygjuhësinë e Maqedonisë.

Të hënën në Shkup pritet të kthehet Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Hojt Brajan Ji, i cili do të takohet vetëm me përfaqësuesit partiakë, e jo me presidentin Ivanov.

Tv Klan