Champions-League-Wallpaper-hdPorto, Maribor, Zenit, BATE Borisov dhe APOEL Nicosia janë ekipet e kualifikuara në fazën e grupeve të Champions League në takimet e zhvilluara të martën.

Porto ka fituar edhe ndeshjen e kthimit me Lille, por me rezultatin 2 – 0.

Sfida e parë në Francë pati përfunduar me fitoren 1 – 0 të ekipit portugez. Maribor ka qenë surpriza e mbrëmjes duke eliminuar Celtic falë fitores 1 – 0 në Gllazgou.

Takimi  i javës së kaluar në Slloveni pati përfunduar me rezultatin 1 – 1. Maribor nuk merrte pjesë në fazën e grupeve prej sezonit 1999-2000. Zenit e ka mundur me rezultatin 3 – 0 Standard Liege.

Në Belgjikë ekipi rus pati fituar me rezultatin 1 – 0 sfidën. BATE Borisov ka siguruar kualifikimin me suksesin 3 – 0 ndaj Slovan Bratislava.

Javën e kaluar në Sllovaki takimi ishte mbyllur në barazim 1 – 1. BATE Borisov ka qenë kundërshtari i Skënderbeut në turin e dytë kualifikues.

Fitore 4 – 0 për APOEL në Nikosi përballë Aalborg. Ky është edhe rezultati më i thellë i mbrëmjes. Ndeshja e parë pati përfunduar në barazim 1 – 1.

Tv Klan