Jennifer AnistonnPas zërave se aktori Brad Pitt është ende i dashuruar me ish-gruan Jennifer Aniston, vjen kundërpërgjigjia e kësaj të fundit.

Ylli i Hollywoodit, Aniston i ka dhënë të kuptojë Brad Pitt-it se e ka humbur përgjithnjë, pasi ajo është mjaft e lumtur me Justin Theroux, me të cilin është e lidhur prej 2 vjetësh.

Në një intervistë për “Hello”, aktorja është shprehur se: “Justin është një njeri shumë i mirë, unë ndjehem vërtetë komode me të dhe mbi të gjitha jam shumë e lumtur. Tani jeta ime përkrah Justin duket më e lehtë, do të doja të udhëtonim më shumë dhe të punonim më pak. Ai është thjesht perfekt”.

Jennifer Aniston u divorcua nga aktori Brad Pitt, pasi ky i fundit u dashurua me Angelina Jolie, por kohët e fundit shtohen zërat se çifti po qendron bashkë vetëm për shkak të 6 fëmijëve.

M. Sejdini