John F.Kennedy ishte 43 vjeç kur ai fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në 1960, duke u bërë personi më i ri që ka marrë këtë detyrë. Jeta e tij u ndërpre në mes nga plumbi i një vrasësi në 1963.

1

Kennedy i mbijetoi problemeve të shumta shëndetësore që pati gjatë fëmijërisë, përfshirë fruthin e keq. Në këtë foto të 1927, JFK- i njohur si “Jack”, është 10 vjeç.

2

JFK vjen nga një familje katolike e spikatur irlandeze, këtu duken në shtëpinë e tyre të verës në Hyannis, Massachusetts, në 1930. Ai kishte 8 vëllezër dhe motra.

3

Kennedy këtu është në skuadrën e futbollit në moshën 16 vjeçare. Ai u diplomua në Universitetin e Harvardit në 1936.

4

Kennedy u fut në ushtri pas përfundimit të studimeve në Univeristetin e Harëardit në 1939. Si një marinar në luftën e dytë botërore, Kennedy komandoi një anije në Oqeanin Paqësor dhe mbijetoi pas një përplasje me një anije japoneze që vrau dy nga burrat që ndodheshin në anijen e tij. Ai më vonë fitoi një medalje për shpëtimin e ekuipazhit. Vëllai i tij më i madh Joe vdiq në luftë në një mision të ndarë.

5

Pas disa bindjeve nga babi i tij, JFK vendosi të drejtojë kongresin e Shteteve të Bashkuara. Ai fitoi në 1946 dhe shërbeu për tre vjet përpara se të fitonte senati  në 1952.

6

Në shtator të vitit 1953, pasi u bë senator i Shteteve të Bashkuara, Kennedy, më pas në moshën 36 – vjeçare u martua me 24 – vjeçaren Jacqueline Bouvier, një gazetare për gazetën The Ëashington Times Herald.

7

Kennedy ishte betuar si presidenti i 35 në 20 Janar, 1961. Kennedy jo vetëm që ishte presidenti më i ri i zgjedhur, po ai ishte gjithashtu dhe presidenti i parë katolik.

8

Kennedy u vendos në Shtëpinë e Bardhë me dy fëmijët e tyre, John dhe Caroline.

9

Në 22 nëntor , 1963 Kennedy u vra në Dallas nga Lee Harvey Oswald, një vrasje tepër fatale./tvklan.al

10