Ndoshta jeni mësuar të shikoni fotot e Murad Osmann, fotografit të famshëm i cili së bashku me të dashurën e tij, Natalia Zakharova shëtisin botën dhe realizojnë fotot e mrekullueshme të aventurave të tyre me hashtagun  #FollowMeTo… (Më ndiq në.. ) .

cifti 2

Këtë herë një çift tjetër ka vendosur të sjellë një version pak më origjinal të jetës.

Në vend të fotove artistike dhe të mrekullueshme, ata kanë sjellë marrëdhënien reale që mund të ekzistojë mes disa çifteve.

cifti 4

Ky projekt fotografish i ideuar nga çifti Forrest Lu dhe Agnes Chien është pritur mjaft mirë nga ndjekësit e tyre. Menjëherë pas publikimit të fotove në rrjetet sociale ata kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente.

Fotoprojekti është cilësuar si i bukur, gazmor dhe i drejtë.

Udhëtimi i një çifti ndoshta nuk pasqyron gjithmonë aq shkëlqim dhe romanticitet sa mund të duket në foto, realiteti mund të jetë edhe kështu…/tvklan.al