Yjet e filmit kult “Pulp Fiction” festuan 30-vjetorin e tij. Fansat u rreshtuan përgjatë trotuareve të bulevardit të famës për të parë yjet e kinematografisë.

Në tapetin e kuq parakaluan Travolta, Samuel L. Jackson, Uma Thurman, Harvey Keitel, dhe në emër të Bruce Willis ishin gruaja dhe vajza e tij. Në këtë aktivitet mungoi regjsiori Quentin Tarantino.

Travolta dhe Jackson, të cilët luajtën dyshen ikonë të vrasësve, thonë se “Pulp Fiction” jo vetëm që I ndihmoi ata në karrierë, por edhe ndryshoi në tërësi kinemanë amerikane.

“Është një film i përjetshmën, një film klasik dhe ka ndryshuar historinë e kinemasë. Pra, të festosh 30-vjetorin e krijimit është një gëzim.”

Për anëtarët e tjerë të kastit si Rosanna Arquette që luajti Jody në film, përvjetori është një moment për të festuar edhe miqësitë e vjetra.

Klan News