1

Aktori Johnny Depp ka treguar se periudha më e errët e jetës së tij, ka qenë koha kur e bija ka qëndruar në spital për 9 ditë, për shkak të një problemi në veshka.

Gjatë një interviste në Graham Norton Show, 52 – vjeçari ka treguar për kohën kur Lily – Rose duhej të qëndronte në spital në 2007 për t’u rikuperuar.

Në atë periudhë aktori ishte duke xhiruar film në Pinewood Studios dhe tregon se sa të vështira kanë qenë ato ditë për të.

Ai rrëfen se shpesh shkonte në spital gjatë atyre ditëve, i veshur si Kapiteni Jack Sparrow, që t’i sillte humorin vajzës së tij.

Lily – Rose më ka bërë dhuratën më të bukur kur u shërua, tha Depp i ftuar në Graham Norton Show.

Vajza e Depp, sot 16 – vjeç, është frut i marrëdhënies së tij 14 – vjeçare me artisten franceze, Vanessa Paradis./tvklan.al