Jon Bon Jovi është padyshim një nga emrat më të mëdhenj të muzikës dhe ka 40 vite që është i angazhuar në këtë fushë.

Në një intervsitë për revistën ‘People’ artisti ka ndarë formulën e suksesit të tij.

“Unë nuk isha më i miri në asgjë. Unë punoja më shumë dhe nuk ishte gjë tjetër veçse dëshira për t’u përmirësuar çdo ditë”, shprehet ai.

Sa i përket arritjeve të grupit, Jon thotë: Ndihem shumë krenar.

Këngëtari foli gjithashtu edhe për problemet e fundit me kordat vokale që gati e detyruan atë të tërhiqej nga muzika.

I lindur nga dy prindër të cilët ishin tërësisht larg muzikës, Bon Jovi filloi të luante kitarë kur ishte i ri, pasi u mësua nga një fqinj i tij.

Më pas Jon Bon Jovi nuk ju ndal muzikës duke u bërë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës. Ai ka shitur më shumë se 130 milionë albume në mbarë botën dhe ka bërë turne në mbi 50 vende.

Klan News