1

Aktori irlandez Joanathan Rhys Meyer ka kërkuar ndjesë në profilin e Instagram-  it, të së dashurës së tij, Mara Lane.

Javën e kaluar ai është fotografuar në Londër në gjendje të dehur, duke mbajtur një shishe vodka në dorë.

Ylli i Tudors, i cili nuk ka llogari në rrjetet sociale ka zgjedhur profilin e partneres së tij, për të postuar një selfie dhe për të kërkuar ndjesë tek fansat. Nuk dua të mendoni se jam i keq, ka thënë aktori.

3

Meyers njihet për një “luftë” të gjatë dhe të dokumentuar me alkoolin.

Vite më parë ai ka qenë disa herë edhe në qendra rehabilitimi.

tvklan.al